
Arben Mato
Basketbolli shqiptar është në zi. Është ndarë nga jeta ish-basketbollisti dhe trajneri i Pogradecit, Arben Mato. Mato ishte i njohur gjerësisht në Pogradec, për kontributin e tij në basketboll.
Ai ishte një lojtar i dalluar, ndërsa më vonë u mor edhe me stërvitjen e ekipeve të moshave. Së fundmi, Arben Mato ka qenë edhe profesor i Edukimit Fizik në shkollën “Koli Gusho”.
Humbja e tij ka lënë pas një dhimbje të madhe jo vetëm te familjarët. Një “pikëllim” ka prekur edhe lojtarët që ai ka stërvitur, por edhe kolegët e shkollës në të cilën punonte.
Poll