Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

BASKETBOLL/ Lë pas dëmtimin serioz, Victor Wembanyama rikthehet në parket

Shkruar nga NEWSPORT
BASKETBOLL/ Lë pas dëmtimin serioz, Victor Wembanyama rikthehet
Victor Wembanyama

Victor Wembanyama është rikthyer zyrtarisht te San Antonio Spurs pasi mbeti jashtë në muajin shkurt për shkak të trombozës së thellë venoze në shpatullën e djathtë. Lajmi u konfirmua të hënën nga vetë lojtari për “L’Equipe”.

21-vjeçari francez deklaroi: “Jam zyrtarisht i rikuperuar për t’u rikthyer”. Spurs e kanë konfirmuar se ai do të jetë gati për sezonin e ardhshëm në NBA.

Wembanyama u shpall “Rookie of the Year” në vitin 2024 dhe u përzgjodh në All-Star gjatë sezonit të kaluar. Ai më pas mbeti jashtë "parketit" më 20 shkurt pas dëmtimit në shpatull.

Basketbollisti qendror, 2.21 metra i gjatë regjistroi mesatarisht 24.3 pikë, 11 rikuperime dhe 3.8 bllokime në 46 ndeshje. Ai pritej të kthehej në shtator, por rikuperimi ndodhi më shpejt se sa parashikohej fillimisht.

Ditët e fundit, Wembanyama është parë në Las Vegas duke ndjekur ndeshjet e skuadrës në NBA Summer League. Ai po ndjek me interes paraqitjet e talenteve të rinj të Spurs.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga