
Florian Marku fitoi ndeshjen e vlefshme për titullin botëror të Kick boxit, që u zhvillua në Ivanofio të Selanikut. Sportisti shqiptari arriti të mposhte danezin Hassan Muhareb. Pas përfundimit të ndeshjes, Marku ishte në qendër të mediave pasi ai ngriti njëherësh flamurin shqiptar dhe atë grek. Për këtë ai ka folur për të përditshmen sportive greke "Gazetta", teksa deklaroi:
“Shqipëria është atdheu im, nga unë kam ardhur në jetë dhe kjo nuk ndryshon. Në Greqi, janë trajnerët e mi, sponsorët e mi, njerëzit që më përkrahin në mënyrë të pabesueshme. Këtu, rifillova karrierën time dhe unë i jam mirënjohës të gjithë atyre që përmenda më lart.
Doja të jepja një mesazh se dy kombet, dy popujt, nuk kanë asgjë për të ndarë. Çdo gjë është politikë dhe ajo nuk duhet të prekë njerëzit, nuk duhet të ndikojë tek ta”, - përfundoi Florian Marku.