Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Prekte lojtaret në vendet intime, SKANDAL S*KSUAL me fizioterapistin e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
Prekte lojtaret në vendet intime, SKANDAL S*KSUAL me fizioterapistin e
Regbi

Federata Franceze e Regbisë ka urdhëruar një hetim të brendshëm pas ankesave të disa lojtareve të regbisë 7 për sjellje të papërshtatshme nga një fizioterapist i ekipit.

Rasti çoi në shkarkimin e trajnerit të përfaqësueses, David Courteix dhe të drejtorit mjekësor, Jacques Girardin, të cilët kanë mohuar ato që kanë ndodhur.

Sipas raportimit të "L’Équipe", një lojtare kishte denoncuar që në vitin 2019 prekje të papërshtatshme gjatë trajtimit, ndërsa tre vite më vonë një tjetër, e mitur, ngriti shqetësime të ngjashme. Fizioterapisti kërkoi ndjesë duke i cilësuar veprimet si pakujdesi, por më pas u pezullua.

Hetimi i fundit evidenton ekzistencën e një “kulture heshtjeje” brenda ekipit, që sipas raportit ka krijuar ndjenjë pasigurie te lojtaret.

Poll

Lexo gjithashtu