Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

PAMJE TË RËNDA/ Skiatorja frikëson të pranishmit, 33-vjeçarja RRËZOHET brutalisht gjatë performancës (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
PAMJE TË RËNDA/ Skiatorja frikëson të pranishmit,
Rrëzimi i Jiayu Liu

Gara në “Livigno Snow Park” u ndal për disa minuta pas rrëzimit të rëndë të skiatores kineze Jiayu Liu në zbritjen e saj të dytë kualifikuese. Mijëra spektatorë ndoqën me ankth momentin, ndërsa ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë në pistë.

Nënkampionia olimpike e “Pyeongchang 2018” humbi ekuilibrin pas një ngecjeje të rrëshqitëses në dëborë dhe u përkul me forcë mbrapsht. Ajo mbeti e shtrirë pa lëvizur dhe u transportua me slitë emergjence për trajtim të specializuar.

Sipas stafit mjekësor, dyshohet për një goditje në kokë, ndërsa gjasat për dëmtim në shtyllën kurrizore cervikale konsiderohen të ulëta. Gara u ndërpre për rreth 10 minuta dhe Liu e mbylli renditjen në vendin e 14-të, me vëmendjen që tashmë është përqendruar te gjendja e saj shëndetësore.

Rrëzimi i Jiayu Liu

Poll

Lexo gjithashtu