Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

“Rrëshqitje” e lehtë për Lara Colturin në garën e Sllallomit, skiatorja shqiptare “kyç” vendin e dytë në Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
“Rrëshqitje” e lehtë për Lara Colturin në
Lara Colturi


Lara Colturi ka dhuruar një tjetër perfomancë pozitive në garën e sllallomit për femra, në Kupën e Botës në ski që po mbahet në Suedi.

Skiatorja shqiptare kapi kohën 51”26 në zbritjen e parë duke u pozicionuar e shtata në renditje, ndërsa në zbritjen e radhës, koha për skiatoren shënoi 54”18. Me kohën e përgjithshme 1’45”44, Colturi u poziconua e teta, duke ruajtur rendimentin pozitiv të paraqitjeve të saj në këto gara.

Kujtojmë se për 19-vjeçaren kjo ishte një fundjavë me nota të mira, pasi një ditë më parë skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u rendit e shtata në sllallomin gjigand ndërsa sot pësoi një “rrëshqitje” të thjesht duke marrë vendin e tetë. Statistika të mira për Colturin e cila deri më tani ka arritur shifrën e katër podiumeve.

Poll

Lexo gjithashtu