Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Java e 14-të e FSHF Sunday League 9×9, fitore vendimtare dhe rivalitet i fortë në të dy grupet

Shkruar nga NEWSPORT
Java e 14-të e FSHF Sunday League 9×9, fitore vendimtare dhe
FSHF Sunday League 9×9

FSHF Sunday League 9×9 vijon të prodhojë ndeshje spektakolare dhe rivalitet të fortë, teksa java e 14-të e kampionatit amator solli rezultate të rëndësishme që ndikuan drejtpërdrejt në renditjen e të dy grupeve.

Në Grupin A, Barrikada konfirmoi formën e mirë duke fituar 2-0 ndaj Immi dhe duke ruajtur vendin e parë me 37 pikë. Alpha CrossFit mbetet në ndjekje pas suksesit 3-2 kundër FC Mallakastra dhe shkon në kuotën e 36 pikëve, ndërsa FC Tigres triumfoi 2-0 ndaj Antigonean dhe mban vendin e tretë me 35 pikë, duke e bërë luftën për kreun tepër të fortë.

Fitore bindëse arriti FC Luminesen me rezultatin 5-1 ndaj FC Messer, ndërsa Dymbedhjeta mposhti 3-0 Happy Dent Center. Three Lions 9×9 fitoi 3-0 ndaj Futura Dent, ndërsa Friends Team surprizoi FC Confucius me fitoren 2-1. Në takimin tjetër, FC Implant Swiss mundi 2-1 Tiranën e Re.

Pas kësaj jave, diferenca mes tre skuadrave kryesuese në Grupin A mbetet minimale, duke premtuar një garë të hapur deri në javët e fundit.

Në Grupin B u zhvillua një përballje spektakolare mes dy skuadrave të kreut, ku FC Dajti fitoi 4-3 ndaj FC Domja dhe kryeson renditjen me 38 pikë. ATS barazoi 2-2 ndaj Raiffeisen Bank dhe mban vendin e tretë me 33 pikë.

Fitore të rëndësishme arritën edhe Vila L MFC që mundi 4-1 FB Passion, Primo MFC që fitoi 3-0 ndaj Ju Ar Plast dhe Elso që triumfoi 3-1 kundër Albamer.

Legjendat tt fituan 4-1 ndaj Coca Cola Tepelena, ndërsa Jata Market surprizoi M&D me suksesin 2-0. Një ndeshje me shumë gola u zhvillua mes FC Vibes dhe FC Storm, e fituar nga këta të fundit me rezultatin 7-3.

Renditja e Grupit B vazhdon të dominohet nga FC Dajti, por diferencat në zonën e sipërme mbeten të ngushta, duke mbajtur të gjallë rivalitetin dhe interesin për javët në vijim.

Në të dy grupet, java e 14-të konfirmoi edhe një herë se FSHF Sunday League 9×9 mbetet një kompeticion dinamik dhe i paparashikueshëm, ku çdo javë sjell histori të reja dhe ndryshime të rëndësishme në tabelë.

Java e 14-të e FSHF Sunday League 9×9, fitore vendimtare dhe
Java e 14-të
Java e 14-të e FSHF Sunday League 9×9, fitore vendimtare dhe
Renditja Grupi A
Java e 14-të e FSHF Sunday League 9×9, fitore vendimtare dhe
Renditja Grupi B

 

Poll

Lexo gjithashtu