
Në ambientet e KOKSH u zhvillua Ceremonia e Nënshkrimit të Bursave Olimpike Dimerore për sportistët që synojnë pjesëmarrjen në Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore PYEONGCHANG 2018. Programet e bursave u nënshkruan me sportistët:
- Erjon Tola,
- Suela Mëhilli
- Marsel Biçoku
Lojërat Olimpike dimërore janë më përzgjedhëse nëdisiplinat sportive ndaj dhe përfaqësimi i Shqipërisë do të jetë me Federatën Shqiptare të Skive në disiplinën Ski Alpine
Në fjalën e tij Presidenti I KOKSH z. Viron Bezhani theksoi se bashkëpunimi më Federatën e Skive është maksimal për ndjekur ciklin e përgatitjeve dhe objektivave për kualifikikim të bursistëve që do të synojnë Lojërat Olimpike Dimerore PYEONGCHANG 2018.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është gjithmonë në synim të krijimit të një përfaqësimi sa më dinjitoz të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ndaj këto Lojëra janë një mundësi shumë e mirë që të rrisim imazhin pozitiv për vendin tonë pasi dihet tashmë që sporti është ambasadori më i mirë i vlerave”.-vijoi më tej Presidenti Bezhani.
Presidenti Bezhani evidentoi se ndër vite ekipi përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore ka ardhur në rritje
“Në Lojërat Olimpike Dimërore në Torino 2006 dhe Vancouver 2010 ne kishim vetëm një sportist pjesëmarrës, Erjon Tola. Në Lojërat Olimpike Dimerore Sochi 2014 në u prezantuam me dy sportistë, Erjon Tola dhe Suela Mëhilli. Ndërsa përgatitjet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Skive janë të tilla që synojnë 3 ose më shumë sportistë të kualifikuar në Lojërat Olimpike PYEONGCHANG 2018.- vijoi Presidenti Bezhani.
Programi i Bursave Dimërore konsiston në përgatitjen e sportistëve për kualifikim për përiudhën nga 1 nëntor 2016 deri në 28 shkurt 2018.Bursat ofrohen nga Solidariteti Olimpik dhe do të monitorohen me raport financiar cdo 4 muaj nga KOKSH.
Shuma monetare e bursës është 1000$ dhe konsiston në:
- ofrimin e lehtësirave për trajnim të duhur
- trajner të specializuar në atë disiplinë sportive
- kontroll mjekësor
- sigurime shëndetësore në rast aksidentesh (jo ndërhyrje mjekësore)
- buxhet minimal dhe shpenzime minimale transport