
Teuta mbylli përgatitjet për përballjen me Vllazninë dhe ditën e sotme bëhet gati të presë shkodranët në Niko Dova me synimin për kthesën te fitorja. Trajneri Shkëmbi në konferencën para ndeshjes u shpreh optimist në një paraqitje të mirë të bregdetarëve dhe beson te djemtë e tij teksa i ka stërvitur për 2 javë gjatë ndërprerjes.
Megjithatë, durrsakët vijnë me tre mungesa të sigurta. Mbrojtësit Harallamb Qaqi dhe Artan Jazxhi nuk janë gati për duelin e sotëm teksa vazhdojnë fazën e rikuperimit. Mungesa tjetër është ajo e mesfushorit Arbër Çyrbja, i cili nuk është stërvitur me grupin. Ka dilema edhe për Ildi Grudën por do të shihet nëse shkorani do të jetë gati deri në fillim të ndeshjes.
Poll