Leonardo Bonuçi po kalon një moment të vështirë familjar, pasi djali i tij, Mateo prej disa ditësh është shtruar në spital dhe ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një problemi serioz me shëndetin.
Mbrojtësi i Juventusit është sigurisht në një gjendje jo të mirë shpirtërore për momentin, por në mbështetje të tij është e gjithë Italia, ajo e botës së futbollit dhe më gjerë.
Mesazhe pa fund në adresë të Bonuçit kanë ardhur nga tifozë të të gjitha skuadrave të Italisë, por më i veçanti ka qenë ai i fansave të Napolit, rivali i betuar i Juventusit në vitet e fundit. Mesazh emocionues, drithërues dhe sigurisht me ngjyrime të larta humane, që kapërcen kufijtë e thjesht një loje futbolli.
"Jetojmë me futbollin 24 orë në 24, por kur në lojë nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por shëndeti i një fëmije të vogël, gjithçka harrohet dhe kalon në plan të dytë. Forca Mateo! Forca Bonuçi! Napoli është me ju!", shkruhej së fundmi në një faqe të njohur napolitane në "Facebook".
[gallery columns="1" size="full" ids="30932"]
Postimi ne Facebook i faqes se njohur te tifozeve te Napolit per Bonucin dhe djalin e tij, Mateo
