Rafael Leao
Rrugëtimi shtatëvjeçar i Rafael Leaos te Milani po i afrohet fundit. Sulmuesi portugez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ruben Amorim dhe klubi ka dhënë "dritën jeshile" për largimin e tij gjatë kësaj vere.
Milani nuk do të kërkojë klauzolën prej 170 milionë eurosh, por është i gatshëm ta shesë 26-vjeçarin për një shifër mes 60 dhe 70 milionë eurove. Klubi po vlerëson gjithashtu formula si huazimi me detyrim blerjeje, për të financuar afrimin e mundshëm të Gonçalo Ramos.
Barcelona, Manchester United dhe Tottenham kanë nisur kontaktet, pasi lojtari refuzon ofertat nga Arabia Saudite dhe Turqia. Leao është gati për një kapitull të ri në karrierë dhe pret ofertën e duhur për të lënë "San Siron".
Poll
