Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Presidenti i Sampdoria-s i mbyll derën Mario Balotellit

Shkruar nga NEWSPORT

Presidenti i Sampdoria Massimo Ferrero ka folur për mikrofonin e “Rai Sport” dhe ka treguar se ku po përqëndrohet merkato e skuadrës së tij. Shpjegoi tentativën për Balotellin dhe të ardhmen e Cassano e Soriano.

[caption id="attachment_12858" align="alignleft" width="300"]Massimo-Ferrero-Sampdoria Ferrero, presidenti i Sampdoria[/caption]

“Balotelli është si Cassano: Balotelli është armiku i Balotellit, si Cassano që është armiku i Cassano. Super Mario te Sampdoria? Kam provuar ti them të vijë, ka një talent të madh. Mund ta rifillojë te një skuadër e mbushur me pasion si e jona, por besoj se është pak konfuz. Një talent i madh, por që nuk besoj se do të bëhet pjesë e projektit tonë. I dhashë një mundësi dhe e pash sesi shkoi”.

“Nëse marrim Castan? E mundur. Paredes? Ndoshta. Soriano? Ai e dëshiron portën me zemër, në janar ishte afër Inter”, përfundoi ai duke sqaruar merkaton e skuadrës së tij.

Tags:

SERIA A

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga