Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Rivalët e Ballkanit për kampion, trajneri Batatina akuza të rënda: Ligjin nuk e bën një klub që ka fituar 2 tituj

Shkruar nga NEWSPORT

Komisioni i Garave në Kosovë e refuzoi ankesën e Llapit, për të fituar 3 me 0 ndeshjen me Malishevën që u humb 2 me 1. Gjithçka ligjet me aktivizimin e Rilind Haziraj te Malisheva, që për shkak të kartonëve nuk duhet të ishte aktivizuar.

Trajneri Batatina ka “shpërthyer” më tej në rrjetet sociale, pas vendimit nga Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës. Ai e ka konsideruar vendimin si kriter i dyfishtë, duke akuzuar rëndë se ligjin për këtë rast e bëri Ballkani që kryeson kampionatin.

Postimi i Tahir Batatinës:

“Nuk ka komision që e hedh poshtë padrejtësinë. Urime Llapit 3 pikë sepse kështu po thotë rregullorja jo Tahir Batatina e Llapi. Nuk ka kritere të dyfishta sepse ligjin e futbollit e bën rregullorja dhe jo një klub që i ka fituar dy tituj kampioni. Vazhdojmë”.

Ky rast pritet të ankimohet. Klubi i Llapi pretendon se ka qenë brenda afateve të duhura për ankesën e kryer dhe po ashtu rregullave që ndiqen. Mbetet për t’u parë si do mbyllet kjo çështje, që do i jepte Llapit kreun e Superligës së Kosovës në rast fitoreje në tavolinë.

[caption id="attachment_729047" align="alignnone" width="671"]Postimi i Tahir Batatinës Postimi i Tahir Batatinës[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga