Video/ Skuadra në regjim absolut para Partizanit, Pejiç argëtohet në një qendër tregtare
Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi do të luajë ditën e nesërme kundër Partizanit, sfidë e vlefshme për javën e pestë të Superiores. Teksa klubi verilindor vendosi heshtje për shtyp dhe grumbullimin e skuadrës në Kukës, ditën e sotme Pejiç ka habitur teksa nuk duket të jetë me ekipin e tij në grumbullim. Sulmuesi kroat ka postuar një video me djalin e tij, ku ndodhen në qendrën tregtare "Teg", teksa i bën xhiro me një karrocë fëmijësh.