Në Vlorë nuk ka "det të qetë". Situata e krijuar prej disa muajsh, ku lojtarët dhe stafi teknik nuk paguhet prej 3-4 muajsh ka bërë që edhe tensioni brenda klubit të jetë i lartë.
Së fundmi, ai që ka reaguar ndaj akuzave të Sinan Idrizit është Shpëtim Gjika.
Ish-presidenti i Flamurtarit ka reaguar pas akuzave të numrit 1 të klubit vlonjat përmes një statusi në Facebook, duke ironizuar dhe duke i quajtur gënjeshtra akuzat e ngritura ndaj tij, si problemi i së shkuarës në klubin vlonjat.
Ironia e Shpëtim Gjikës lidhet edhe me deklaratën e Idrizit se trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka nuk u godit nga askush në sfidën e së mërkurës, Flamurtari-Kukësi 1-1.
[caption id="attachment_45452" align="alignnone" width="529"] Statusi i ish-presidentit te Flamurtarit, Shpetim Gjika[/caption]