
Roma barazoi dje 2-2 me Spezian në transfertë, ndërsa ndeshja ishte e fundit për trajnerin Fonseca. Portugezi do t'i bëjë vend bashkëkombasit të tij, Jose Mourinho. Pas largimit nga Roma, ofertat për Fonsecan nuk kanë munguar.
Në Itali bëjnë me dije se Fiorentina e ka kontaktuar ish-in e Romës, për vendin vakant të trajnerit. I larguari Iachini ka lënë vendin bosh, me portugezin që mund t'i sfidojë romanët si kundërshtarë. Fonseca u bashkua me Romën nga Shakhtar, teksa ia doli të çojë ekipin këtë sezon në Europë edhe pse në Conference League.
Poll