
Trevisa Tufe ishte tifozja që mbeti pa ndjenja në mes të stadiumit "Elbasan Arena", pasi u asfiksua nga gazi lotsjellës që policia përdori kundër tifozëve të kuq. Megjithatë dashuria për ekipin e zemrës duket që nuk njeh kufij dhe i bën ballë çdo të papriture që del përpara. Ditën e sotme, Trevisa ka postuar në llogarinë e saj në facebook, teksa i bën thirrje të gjithë tifozëve të Partizanit për të qenë prezentë në stadiumin e Luftëtarit për takimin që do të luhet nesër.
" Neser te gjithe drejt Gjirokastres. Legjenda nuk lihet vetem ne asnje moment. Partizoni ka nevoje per mbeshtjetje dhe ne duhet tjemi aty", shkruan tifozja e kuqe në llogarinë e saj në facebook.
[gallery columns="1" size="full" ids="51178"]