Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk mjaftojnë 50 milionë lekë për Ilion Likën, vjen padia tjetër për Flamurtarin

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk mjaftojnë 50 milionë lekë për Ilion Likën, vjen

Ekipi i Flamurtarit ka humbur gjyqin me ish-futbollistin e ekipit, Ilion Lika që tashmë është pjesë e Tiranës. "Gardiani" bardheblu ka fituar "luftën" me klubin vlonjat që ishte parashtruar si çështje prej kohësh në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, duke fituar plot 50 milionë lekë që ky i fundit nuk kishte marrë gjatë kohës që ishte pjesë e Flamurtarit.

Por nuk mjafton me kaq pasi një tjetër ish i skuadrës vlonjate po mendon të ndjekë të njëjtën rrugë. Bëhet fjalë për futbollistin kosovar, Lorik Maxhuni që ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe pretendon se nuk është paguar me disa rroga gjatë kohës që ka qenë pjesë e ekipit, saktësisht në periudhën 2015-2016.

Ajo që mbetet për tu konfirmuar është fakti nëse DHZK e ka marrë në shqyrtim apo jo këtë çështje dhe kjo gjë pritet të mësohet ditët në vijim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga