
Bëri bujë me aktivizimin e tij në Suedi te ekipi i Malmoe dhe që nga ai moment tërhoqi edhe vëmendjen e drejtuesve të federatës që i ofruan një ftesë në kombëtare. Agon Mehmeti mendohej se do ishte një nga sulmuesit që do udhëhiqte kombëtaren kuqezi në të ardhmen, por gjërat nuk shkuan si duhet për lojtarin e lindur në Podujevë.
Kalimi i tij te Palermo ndikoi shumë në karrierën e tij dhe më pas huazimet te Novara dhe Olhanense. Rikthim te Malmoe dhe më pas transferim në Norvegji e më pas në Turqi. Tashmë në moshën 28-vjeçare Mehmeti është pjesë e Oxford në Angli në League One të futbollit anglez.
Poll