
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka njoftuar së fundmi se ka arritur të firmosë me portierin e Gambias Baboucarr Gaye, parametra zero. Gardiani në fjalë në sezonin e fundit djerësiti fanellën e Voska Sport në Maqedoninë e Veriut, ku zhvilloi në totalë 10 paraqitje, e përkthyer me 14 gola të pranuar dhe vetëm në dy raste e mbajti portën të paprekur.
Gaye është i gjatë 196 centimetra dhe ku i ka bindur drejtuesit e Shkëndijës për të finalizuar këtë operacioni. Mbetet e paqartë jetëgjatësi e kontratës dhe kushtet e pagës.
Nëse i referohemi kartonit të 27-vjeçarit sipas “Transfermarkt”, vlera e tij shkon deri në 150 mijë euro. Shkëndija luan në kualifikueset e Champions-it dhe bordi kërkon që klubi të jetë i plotëusar në çdo repart, teksa kohët e fundit janë njoftuar lëvizje në masë.