
Politikani dhe kreytari i “Bashkimit Demokratik për Integritet” në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, e cila përkon me ndeshjen e nësërme mes Shkëndijës së Tetovës dhe Qarabag, e planifikuar të mbahet në Shkup. Ky mesazh konsiston me përkrahjen e ekipit tetovar në stadium, duke e vendosur theksin te motivet emocionale.
Nëse ekipi i Jeton Beqirit arrin të eliminojë azerët e Qarabag, ka shansin e “artë” për të kapur fazën e grupeve në Champions, e cila do të ishte diçka historike për një klub shqiptar: “Të dashur miq. Nesër, Shkëndija jonë do të përballet me skuadrën e Qarabagut, në kuadër të eliminatoreve të UEFA Ligës së Kampionëve.
Është një sfidë e rëndësishme, jo vetëm për klubin, por edhe për tifozët dhe për të gjithë ata që gjithmonë kanë qëndruar besnikë pas ekipit. Ftoj të gjithë dashamirësit e futbollit të mblidhemi në stadium dhe t’u japim përkrahjen e merituar djemve tanë, ashtu siç dimë ne: me pasion, me zemër dhe me zë të fuqishëm! Shihemi së bashku në stadium, për të përjetuar emocione dhe për të treguar se kur luan Shkëndija, luan gjithë shqiptaria!”.
