
Shkëndija e Tetovës do tentojë të bëjë surprizën e madhe kundër gjigantëve të Rumanisë, FCSB në Champions League, raundi i kualifikueseve i eliminatoreve. Ndeshja e parë do të zhvillohet sonte në stadiumin e Shkupit. Nëse i referohemi statistikave në shumë drejtime mes ekipit rumun dhe Shkëndijës, ata “nderohen” vetëm nga një personazh.
Në vlerë totale, tetovarët nuk e kalojnë 5.5 milionë euro, ndërsa FCSB është ndjeshëm më lart, 51.38 milionë euro. Lojtari më i shtrenjtë i kuqezinjve është Klisman Cake, 600 mijë euro, por diferenca me yllin e rumunëve të fut frikën, Darius Olaru, 7.5 milionë euro. Kompanitë e basteve janë "pro" FCSB, fitorja e tyre kuotohet me 1.7 koeficientin, kundrejt 4.5 të Shkëndjiës, ndërsa barazimi 3.5.
Pavarësisht kësaj “panorame” negative në shifra për tetovarët, ata kanë një arsye shumë të rëndësishme për të qenë optimistë në përballjen e sotme. Fjala është për trajnerin ilir Beqiri. 43-vjeçari në “timonin” e Ibraimit me shokë ka një mesatare prej 1.82 pikësh, krahas 1.72 të Elias Charalambous. Kjo mund të jetë “arma” sekrete e kampionëve të Maqedonisë së Veriut, në një takim i cili vlen shumë, jo vetëm për kualifikim, por edhe në aspektin monetar.