Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Largimi nga Ballkani, Stivi Frashëri “shfryn” ndaj Ilir Dajës: Kishim arritur marrëveshjen, nuk më dha asnjë shpjegim

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi nga Ballkani, Stivi Frashëri “shfryn” ndaj Ilir

Stivi Frashëri i dha fund aventurës së tij me Ballkanin, me të cilin arriti të fitonte titullin e dytë radhazi. Frashëri ka qenë një nga pikat kyçe e suksesit historik që suharekasit arritën një vit më parë në grupet e Conference League si edhe në fitimin e titulli kampion.

Por, ditën e sotme ai njoftoi largimin nga skuadra e Ballkanit nëpërmjet një postimi në Facebook. Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me kampionët e Kosovës, 31-vjeçari ka treguar arsyen e largimit. Në intervistën e dhënë për “KosovaPress”, Frashëri ka thënë se fjatori kryesor është trajneri Ilir Daja.

“Ç’është e vërteta e kemi biseduar shpesh pjesën e rinovimit dhe gjej rastin të falenderoj presidentin dhe njerëzit që janë afër tij dhe drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi. Per t’u habitur është fakti që pas disa bisedave gjetëm gjuhën e përbashkët në të gjitha pikat financiare për kontratën e re, por problemi i vetëm ka qenë sepse çuditërisht dhe pa asnjë shpjegim tranjeri ka vendosur mos pëlqimin e tij në këtë marrëveshje dhe normalisht edhe pse nuk është hera e parë që ndodh kjo.

Unë si profesionist vendosa të largohem dhe uroj që klubi të ketë suksese sa më të mëdha. Pra nëse gjetëm gjuhën në të gjitha drejtimet, arsyen se pse dështoi edhe për mua është e panjohur. Momentalisht do mundohem të qetësohem dhe të shijoj sa më shumë kohën me familjen time. Oferta ka si në Kosovë, si në Shqipëri si dhe jashtë tyre por që do mundohem të zgjedh me qetësi atë që është më e duhura për mua si në planin financiar ashtu edhe në atë profesional”, ka theksuar Frashëri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga