Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Largimi i STAROVËS nga Feronikeli një "telenovelë" e vërtetë, zbulohet "skema" e përdorur nga klubi kosovar ndaj ishit të Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i STAROVËS nga Feronikeli një "telenovelë" e

Sulejman Starova tashmë zyrtarisht nuk është më pjesë e skuadrës së Feronikelit në Kosovë. Edhe pse ish-trajneri i Partizanit fitoi takimin e fundit ndaj skuadrës së Ballkanit, ky i fundit është larguar nga posti i trajnerit.

Së fundmi zbulohet "skema" që është përdorur nga drejtuesit e klubit kosovar për shkarkimin e Starovës. Këta të fundit kanë patur kontakte me ish-trajnerin e Flamurtarit, Zekrije Ramadanin. Një marrëveshje e bërë  mes palëve pak ditë më parë, theksonte faktin se për Starovën ishte marrë vendimi për tu larguar, vetëm se këtij të fundit i ishte lënë kohë edhe për dy ndeshje.

Nisur nga fakti që klubi i Ballkanit kishte shkarkuar trajnerin dhe vendi ishte bosh, drejtuesit e Feronikelit nxituan për të mos lënë Ramadanin të firmoste me këtë klub. Kjo gjë çoi në shkarkimin e ish-trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova edhe pse ky i fundit fitoi takimin e fundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga