Ndeshjet e fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të luhen të gjitha nesër. Katër prej ndeshjeve do të luhen në ora 13:00 ndërsa këtër ndeshjet e tjera do të luhen në ora 16:00.
Në orën 13:00, Tirana pret Skënderbeun ndërsa në të njëjtën orë, Partizani do të luajë kundër Burrelit. Dinamo City do të përballet me Besën, teksa në sfidën tjetër të orës 13:00 Bylisi do të sfidojë Laçin.
Sakaq, në sfidat e orës 16:00 do të luhen të tjera sfida interesante. Vllaznia do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Pogradecit ndërsa Teuta do të presë në shtëpi Vorën. Në “Elbasan Arena” do të zhvillohet sfida Elbasani – Flamurtari, ndërsa në Rrogozhinë do të luhet takimi Egnatia – Apolonia.
Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë që do të sigurojnë kualifikimin në këtë fazë. Ekipet e kualifikuara do të ndahen në dy vazo: 1 dhe 2.
Vazot janë si më poshtë:
Vazo 1:
Egnatia-Apolonia, 10.01.2026 16:00
Vllaznia-Pogradeci, 10.01.2026 16:00
Partizani-Burreli, 10.01.2026 13:00
Dinamo City-Besa, 10.01.2026 13:00
Vazo 2:
AF Elbasani-Flamurtari, 10.01.2026 16:00
Teuta-Vora, 10.01.2026 16:00
Bylis-Laçi, 10.01.2026 13:00
Tirana-Skënderbeu, 10.01.2026 13:00
Shorti për fazën çerekfinale do të hidhet pas përfundimit të ndeshjeve të fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë.
