Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

FOTOLAJM/ Triumfi në Elbasan “zgjon” Edlir Tetovën, trajneri i Egnatias "kunja" rivalëve: Booo, 9 finale në 4 vjet

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Triumfi në Elbasan “zgjon” Edlir Tetovën,
Edlir Tetova dhe ekipi i Egnatias

Egnatia ia doli që të fitonte përballë Elbasanit me penallti, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kështu, rrogozhinasit shkojnë në finale, ku do të përballen me fituesin e çiftit, Vllaznia-Dinamo.

Ndërkohë që menjëherë pas kualifikimit të sotëm, ka ardhur reagimi edhe nga trajneri Edlir Tetova. Edhe pse i pezulluar dhe larg ekipit në ndeshje, Tetova nuk ka qëndruar dot pa reaguar për këtë sukses.

“Booo, 9 finale në 4 vjet”, shkruan tekniku në rrjetet sociale. Ndërkohë që ky mbishkrim është vendosur mbi një foto nga festa në dhomat e zhveshjes pas fitores në Elbasan.

FOTOLAJM/ Triumfi në Elbasan “zgjon” Edlir Tetovën,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu