Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Luiz Ejlli i solli “ters” Vllaznisë në Kupë, reagon “fenomeni” shkodran: Nuk ishte dëshirë, por besim i verbër

Shkruar nga NEWSPORT
Luiz Ejlli i solli “ters” Vllaznisë në Kupë, reagon
Ekipi i Vllaznisë dhe Luiz Ejlli

“Fenomeni” shqiptar Luiz Ejlli, i cili “magjepsi” shqiptarët me prezencën e tij si banor në Big Brother VIP Albania 2, ishte i pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” për të ndjekur gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Dinamos.

Madje artisti në fjalë, i bëri thirrje tifozëve shkodranë për të mbështetur në shkallët e stadiumit ekipin kuqeblue. Pas përfundimit të sfidës, e pasuar me eliminimin në fushën e tyre, Luiz Ejlli ka reaguar përmes “story”-t në rrjetin social “Instagram”:

“U nisa nga Tirana drejt Shkodrës, i bindur që sot fitojmë. Nuk ishte dëshirë, por besim i verbër. Rruga dukej më e shkurtër kur ke shpresë, kthimi më i gjatë kur s’të del fjala. Por futbolli të mëson që jo çdo rrugë e bërë me zemër ka vlerë. Një gjë është e sigurtë:

dashuria për Vllazninë nuk matet me rezultatin e një ndeshje, por me kilometrat, me zërin në tribunë, me atë ndjesinë që s’ta heq askush, as fiton, as kur humbet. E sot humbëm…, po prap aty do jem. Sepse kjo nuk është zgjedhje, është dashuri në përjetësi”.

Luiz Ejlli i solli “ters” Vllaznisë në Kupë, reagon
"Story" i Luiz Ejllit

 

Poll

Lexo gjithashtu