Sulmuesi Dejvi Bregu, rezultoi “hero” për Dinamon në fitoren 1 – 0 ndaj Vllaznisë, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë. Pas ndeshjes dhe kualifikimit për në finale, anësori vlonjat u përzgjodh “Lojtar i Ndeshjes”, më pas foli për mediat:
“E pashë që isha i avantazhuar kundër Malës dhe më pas vijova sprintin derisa shënova golin e fitores. Më vjen mirë që jam i rëndësishëm, ama pa shokët e ekipit, asgjë nuk është e mundur. Ky sport është kolektiv.
Shpresojë ta mbyll më mirë këtë sezon dhe t’ia arrijmë objektivat. Plani ishte të operoja më shumë në krah, të isha i duruar dhe ia dolëm. Kundër Tiranës nuk mendojë se çedova, por peng më mbetet penalltia e humbur.
Ka ditë jo. Situata të tilla i kanë ndodhur edhe lojtarëve të klasit botëror. I pranojë kritikat. Mund të kisha shënuar në pjesën e parë sot, pasi Vila shërbeu mjaft mirë, goditja ime përfundoi lart portës”.
