Pas 99 minutash lojë, Dinamo ka siguruar “biletën” për finalen e Kupës së Shqipërisë, duke fituar 1 – 0 ndaj Vllaznisë në mes të Shkodrës, ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.
Rastin e parë të “artë” për gol e pati sulmuesi Dejvi Bregu, por fatmirësisht për shkodranët, portieri Jukaj priti mrekullisht. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Vllaznia rriti tempin, tentativa spektakolare e Malës, ama “gardiani” Teqja i tha “jo” konkretizimit për vendasit.
Bomberi Bekim Balaj “tradhtoi” kuqeblutë në minutën e 59-të, rast flagrant i shpërdoruar, i vetëm dhe i pamarkuar brenda zonës, megjithatë 35-vjeçari gaboi çuditërisht. Pikërisht ky rast, ndikoi tej mase për vazhdimësinë.
Në situatën kur Vllaznia e kërkonte finalizimin me çdokusht, të vendosur thuajse i gjithë ekipi në zonën mike, Dinamo shfrytëzoi shpejtësin e sulmuesit Dejvi Bregu.
Anësori vlonjat fitoi duelin e sprintit me rivalin, e përkthyer me golin e fitores dhe kualifikimit për në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja vendimtar për dinamovitët do të jetë karshi Egnatias.
Vllaznia 0 – 1 Dinamo (Bregu 76')
99' - Përfundon sfida, Dinamo fiton minimalisht me golin e Bregut.
76' - Vllaznia e vendosur e gjitha në zonën mike, Dinamo "zhbllokon" shifrat me Dejvi Bregun.
59' - Bekim Balaj "tradhton" Vllazninë, shpërdoron rast të "artë" goli.
50' - Teqja prek në limite goditjen e Malës nga jashtë zone.
46' - Starton pjesa e dytë.
45+1' - Mbyllet pjesa e parë.
27' - Bregu godet nga brenda zonës, pret mrekullisht Jukaj.
1’ – Shkelmohet topi i parë në ndeshjen Vllaznia – Dinamo.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Jukaj, Celikoviç, Gjini, Bajrami, Jago, Mala, Dros, Krymi, Kallaku, Dodaj, Balaj.
Trajner: Edi Martini
DINAMO: Teqja, Teikseira, Aliji, Dita, Nani, Beqja, Qardaku, Malomo, Vila, Bregu, Mustafa.
Trajner: Ilir Daja
Kupa e Shqipërisë: Gjysmëfinale (ndeshja e kthimit)
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Enea Jorgji
