Dinamo - Vllaznia
Vllaznia dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të nisë në orën 19:00.
Pas barazimit me shifrat 1-1 në ndeshjen e parë në “Air Albania”, sot në Shkodër do të vendoset finalisti i dytë. Kujtojmë që fituesi i ndeshjes së sotme, do të përballen në finalen e madhe ndaj Egnatias.
Ndërkohë që Vllaznia vjen si e favorizuar në këtë duel, për shkak të dueleve direkte këtë sezon. Nga 5 ndeshje në total, Vllaznia ka fituar 2, Dinamo ka triufmuar një herë, ndërsa 2 sfida të tjera janë mbyllur në barazim.
Poll
