
Mevlan Zeka
Përtej sezoni të mrekullueshëm të Mevlan Zekës, Suhareka nuk arriti dot të qëndrojë në Superligën e Kosovës. Sulmuesi 31-vjeçar tashmë është larguar duke u prezantuar në ekipin e tij të ri.
Mevlan Zeka është lojtari më i ri i UTA Arad në Rumani. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi rumun përmes një postimi në rrjetet sociale, ku prezantohet “bomberi” shqiptar.
Mevlan Zeka ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e UTA Arad. Sezonin e kaluar në Superligën e Kosovës, sulmuesi realizoi 22 gola në 35 takime me Suharekën, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në kampionat.
View this post on Instagram
Poll