Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ Rekordmen me trajnerin Ilir Daja, “bomberi” shqiptar gati të transferohet në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Rekordmen me trajnerin Ilir Daja, “bomberi” shqiptar gati
Ilir Daja dhe Albion Rrahmani

Me shumë mundësi Albion Rrahmani do të largohet nga Sparta e Pragës. Për sulmuesin 25-vjeçar ka shfaqur interesim serioz klubi i njohur në Serie A italiane, Venezia.

Kartoni i sulmuesit të Ballkanit vlerësohet të paktën 8 milionë euro, shifër që mund të bindë edhe Spartën. Ndërsa këta të fundit paguan dy vite më parë 5 milionë euro për ta “rrëmbyer” nga Rapidi i Bukureshtit.

Kujtojmë se me Ilir Dajën si trajner te Ballkani, klubi i Superligës së Kosovës vendosi rekord me shitjen e Rrahmanit. Asokohe, sulmuesi shqiptar shitej për 1.35 milionë euro, duke mbushur ndjeshëm arkat e klubit nga Theranda.

Tashmë, Rrahmani duket se është gati për hapin e madh në karrierë. Pritet të shihet se si do të shkojnë bisedimet mes palëve, me vetë 25-vjeçarin që duket pozitiv për ta çuar deri në fund këtë “operacion”.

 

Poll

Lexo gjithashtu