Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

EKSKLUZIVE/ Aventura zgjat vetëm 6 muaj, ish-mbrojtësi i Superiores nuk rinovon me “bardheblutë” pas rënies nga kategoria

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Aventura zgjat vetëm 6 muaj, ish-mbrojtësi i Superiores
Rudolf Turkaj

Rudolf Turkaj do të largohet nga Ferizaj. Burime për “Newsport.al” raportojnë se mbrojtësi 31-vjeçar ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me klubin “bardheblu”, pas rënies nga Superliga e Kosovës.

Ish-mbrojtësi i Laçit del kështu lojtar i lirë, ndërsa mësohet se objektivi i tij është rikthimi në Superiore. Vlen të theksohet se aventura e mbrojtësit me Ferizajin zgjati vetëm 6 muaj, pasi ai u bashkua me klubin “bardheblu” në janar të këtij viti. 

Kujtojmë se Turkaj e ka nisur karrierën e tij tek Shkëndija e Tiranës. Më vonë, qendërmbrojtësi është aktivizuar për ekipe si Besëlidhja, Shënkolli, Iliria, Laçi, Martigues në Francë, Suhareka, Istiqlol në Taxhikistan dhe së fundmi me Ferizajin.

Gjithashtu, 31-vjeçari ka edhe një ndeshje me Kombëtaren shqiptare, përballë Katarit në vitin 2022. Tashmë Turkaj është “okazion” për shumë klube të cilat do të donin përforcime në prapavijë. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu