Thomas Brdaric
Thomas Brdaric është trajneri i ri i Drenicës. Pas një periudhe të gjatë pa ekip, gjermani ka vendosur që karrierën e tij si trajner ta vazhdojnë me kuqezinjtë e Superligës së Kosovës.
“Sot, FC Drenica shkruan një faqe të re në historinë e futbollit tonë. Me krenari ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdarić, një emër i madh i futbollit gjerman, ish-lojtar i Bundesligës dhe trajner i suksesshëm në disa vende”, shkruan ndër të tjera klubi.
Kujtojmë se 50-vjeçari ka një të shkuar në Superioren e Shqipërisë. Ai ka qenë trajner i Vllaznisë, teksa u larguar disi papritur nga ta më 30 qershor të këtij viti.
Poll
