
Ergys Peposhi është futbollisti më i ri i Ferizajit. Pasi mbylli aventurën e tij me Teutën në Superiore, 24-vjeçari nis kështu një të re me Ferizajin në Superligën e Kosovës.
Peposhi largohet kështu për herë të parë nga Shqipëria. Më parë, anësori i majtë ka mbajtur veshur fanellën e Laçit, Elbasanit, Kukësit dhe së fundmi Teutës.
Njoftimi i FC Ferizaj:
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin e krahut, Ergys Peposhi.
Peposhi vjen me përvojë të konsiderueshme nga kampionati shqiptar, ku së fundmi ishte pjesë e KF Teutës. Më herët ka qenë pjesë e Kukësit, Elbasanit, dhe ka regjistruar paraqitje edhe me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.
Me vizion sulmues dhe përkushtim maksimal në çdo duel, Ergysi pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në edicionin e ri.
Mirë se vjen në familjen bardhekaltër, Ergys – të urojmë shumë suksese!