
Dinamo
Ardit Tahiri është zyrtarisht lojtar i Llapit. Tahiri u bashkua me dinamovitët në janarin e këtij viti, por doli lojtar i lirë me përfundimin e sezonit.
Gjatë 7 ndeshjeve të Superiores gjeti 1 herë golin dhe asistoi 1 tjetër. Llapi përforcoi me këtë lëvizje sulmin, teksa më parë shiti kartonin e sulmuesit Muhamet Hyseni për 650 mijë euro te Horsens në Danimarkë.
Tahiri e njeh futbollin në Kosovë. Në moshën 21-vjeçare ka luajtur me Dritën, Besën dhe 2 Korrikun.
Poll