Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Transferim “BIG”, klubi shqiptar para Conference League “rrëmben” mbrojtësin me vlerë 300 mijë euro

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Transferim “BIG”, klubi shqiptar para Conference League
Ballkani

Ballkani në prag të raundit të dytë të Conference League përballë Floriana, teksa ndeshja e parë do të mbahet këtë të enjte, ka arritur të realizojë një transferim të papritur, por edhe aq të rëndësishëm. Ata kanë bërë “pronë” të tyre Diar Vokrri. Pritet që 21-vjeçari të jetë “shtyllë” në prapavijë, si në ndeshjet e Europës, ashtu edhe për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Vlera e Vokrrit sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” është 300 mijë euro, duke e listuar ndër mbrojtësit më “të kripur” në Kosovë. “FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Diar Vokrri, i cili nga sot zyrtarisht i bashkohet klubit tonë.

Një emër me potencial të madh që vjen për të forcuar edhe më shumë skuadrën tonë në rrugëtimin evropian dhe garat vendore. Me këtë përforcim, vazhdojmë të ndërtojmë një skuadër konkurruese për sfidat që na presin në kampionat dhe arenën ndërkombëtare. Mirë se erdhe, Diar”, shkruan ekipi i Ballkanit në rrjetet sociale.   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga