Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Brazili i Ancelottit “merr zemër” para sfidës me Marokun, shkak bëhet e kaluara historike

Shkruar nga NEWSPORT
Brazili i Ancelottit “merr zemër” para sfidës me Marokun,
Kombëtarja e Brazilit

Brazili do të përballet me Marokun, në ndeshjen e parë të vlefshme për grupin C të Kupës së Botës. Sfida e përcaktuar për t’u zhvilluar në stadiumin “MetLife” të New Yorkut do të nisë prej orës 12:00 të mesnatës.

Këtë turne, skuadra e drejtuar nga trajneri Carlo Ancelotti do tentojë ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe pse nuk shfaqen në statusin e pretendentëve, “Seleçao” besojnë se me një kontigjent të përbërë prej yjesh të kalibrit botëror, mund të arrijnë tek trofeu i 6-të në histori.

Nëse i referohemi të kaluarës, më saktë Botërorit të zhvilluar në vitin 2002, kjo kombëtare ia doli që ti fitojë të gjitha ndeshjet, kur asokohet ky kompeticion bëhej me 32 skuadra. Në atë Brazil, spikasnin emra si Ronaldo “fenomeni”, Ronaldinho dhe Rivaldo.

Ndaj dhe për italianin në pankinë, sikurse për skuadrën braziliane, kjo statistikë mund të sjellë një motiv ekstra për “Seleçao” që të tregojnë më të mirën në fushë.

Poll

Lexo gjithashtu