Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Shkak bëhen aryset personale, ish-sulmuesi i Tiranës largohet nga kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Shkak bëhen aryset personale, ish-sulmuesi i Tiranës largohet
Akileu Ndreca

Sezoni i ri futbollistik sapo ka nisur, por një prej lojtarëve të Prishtinës sapo i ka dhënë lamtumirën klubit. Bëhet fjalë për Akileu Ndrecën i cili nuk do të jetë më pjesë e kryeqytetasve.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Prishtina nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Bëhet me dije se sulmuesi 24-vjeçar ka ndërprerë kontratën me kryeqytetasit për arsye personale të tijat.

Njoftimi zyrtar i Prishtinës:

FC Prishtina njofton për lirimin e futbollistit Akileu Ndreca, për arsye personale të tij.

E falënderojmë Akileun për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij në klub dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës.

24-vjeçari, i cili iu bashkua Prishtinës nga KF Tirana, zhvilloi gjithsej 7 paraqitje në fanellën bardhekaltër: 4 ndeshje në garat evropiane dhe 3 në Superligën e Kosovës.

Faleminderit dhe suksese, Akileu!

Poll

Lexo gjithashtu