Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ “Rrufe në qiell të hapur”, Klod Duro largohet nga drejtimi i ekipit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Rrufe në qiell të hapur”, Klod Duro largohet nga
Klodian Duro

Klodian Duro nuk do të jetë më trajner i Lirisë. Palët kanë ndarë rrugët mes tyre dhe lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Në njoftim thuhet se Duro është larguar nga posti si trajner për arsye personale. Liria e falenderon për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim.

“Njoftim zyrtar

Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale.

FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Duro ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale.

Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi zgjedhjen e trajnerit të ri dhe hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës”, ka shkruar klubi.  Kujtojmë se Duro e mori drejtimin e kësja skuadre që në verë dhe pas disa muajsh palët ndajnë rrugët mes tyre.

Poll

Lexo gjithashtu