
Pas gjashtë muajsh në Superligën e Kosovës, Sokol Kiqina është larguar nga ekipi i Feronikelit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-sulmuesi i Erzenit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Rënia nga kategoria, ka bërë që Kiqina të marrë vendimin për t’u larguar. Ky i fundit arriti të shënojë 4 gola në 23 paraqitje sezonin që lamë pas në Superligën e Kosovës.
“Faleminderit Feronikeli 74
Pas një periudhe të bukur dhe plot përjetime me Feronikelin 74, ka ardhur momenti të mbyll një kapitull të rëndësishëm dhe të nis një rrugëtim të ri në karrierën time.
Një falënderim i veçantë shkon për presidentin Ekrem Elshani, për besimin dhe mbështetjen gjatë gjithë kohës, si dhe për drejtorin sportiv Lumbardh Zariqi për profesionalizmin dhe korrektësinë që tregoi ndaj meje.
Po ashtu falënderoj trajnerët, bashkëlojtarët dhe të gjithë ata që kontribuan në rrugëtimin tim me këtë klub. Një përshëndetje e veçantë për tifozët “Tigrat e Zi” për përkrahjen e pakusht.
Feronikelit 74 i uroj suksese të mëdha dhe vetëm ngritje
Me respekt,
Sokol Kiqina #9”, shprehet sulmuesi.