Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Nuk pati minutat e dëshiruara, sulmuesi i Dinamos prezantohet te nënkampionët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nuk pati minutat e dëshiruara, sulmuesi i Dinamos prezantohet te
Dinamo

Ardit Tahiri është larguar nga Dinamo. Sulmuesi tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i Llapit. Pasi nuk pati minutat e dëshiruara te dinamovitët, 21 vjeçari ka vendosur të nisë një aventurë të re me nënkampionët e Kosovës.

Kujtojmë që Tahiri u afrua te Dinamo në merkaton e janarit të këtij viti, por luajti në total vetëm 945 minuta, duke mos qenë një nga të preferuarit e Dritan Mehmetit. Teksa lajmin për transferimin e tij, ka bërë të ditur vetë Llapi me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Ardit Tahiri është sulmuesi ynë i ri

Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se ka arritur marrëveshje tri vjeçare me sulmuesin e qendrës, Ardit Tahiri.

21-vjeçari vjen në klubin tone pas eksperiencës me Dinamo City në Shqipëri, teksa karrierë ka bërë tek 2 Korriku, Besa dhe Drita në Kosovë.

Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Tahiri ka nënshkruar kontratë që e mban atë pjesë të klubit deri në vitin 2027.

Tahiri poashtu mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa do jetë vlerë e shtuar për ekipin para sfidave evropiane dhe sezonit të ri të Superligës.

Ai është bashkuar me ekipin në Ohër, aty ku po zhvillohen përgatitjet për garat evropiane.

Tahirit i dëshirojmë mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe urojmë për suksese dhe sa më shumë gola”, shkruan Llapi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????? ???????????????????? ???????????????? (@k.f.llapi)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga