Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Nga Hajduk Spliti në Kosovë, 21-vjeçari prezantohet te Ballkani

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga Hajduk Spliti në Kosovë, 21-vjeçari prezantohet te
Elvis Letaj

Brenda pak orësh, Ballkani ka bërë transferimin e dytë në merkato brenda ditës së sotme. Elvis Letaj është afrimi më i ri dhe alternativa e Orges Shehit për repartin anësor të mbrojtjes.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Suhareka nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Elvis Letaj ka mbyllur aventurën me Hajduk Splitin për të nisur aventurën e parë në Superligën e Kosovës.

Njoftimi zyrtar i Ballkanit:

Elvis Letaj i bashkohet FC Ballkanit!

FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e mbrojtësit të talentuar Elvis Letaj. Reprezentuesi i Kosovës U21, i njohur për shpejtësinë, vendosmërinë dhe disiplinën taktike, i bashkohet skuadrës sonë për të forcuar repartin defensiv në sezonin e ri.

Letaj vjen nga kampionati kroat dhe konsiderohet një prej mbrojtësve më premtues të gjeneratës së tij. Me këtë transferim, FC Ballkani tregon edhe njëherë ambicien për të konkurruar denjësisht në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Mirë se erdhe Elvis!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga