
Meriton Korenica është futbollisti më i ri i Cluj në Rumani. Fantazisti dardan u kthye te Manisa në Turqi pasi përfundoi huazimin 6-mujor te Ballkani. Është vetë Manisa që njofton transferimin e lojtarit me një postim në faqen zyrtare.
“Futbollisti ynë Meriton Korenica do të transferohet në Rumani. Një marrëveshje është arritur me klubin, FC CFR 1907 Cluj, një nga ekipet e ligës. Duam të falenderojmë Meriton Korenicën për shërbimet që ai bëri për klubin tonë dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, shkruan klubi.
Sulmuesi 27-vjeçar shkëlqeu me fanellën e Ballkanit ku zhvilloi 142 paraqitje duke shënuar 25 gola e 10 asiste. Korenica tek Cluj do të gjejë mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti si dhe ish-shokun e skuadrës Armend Thaqi.
View this post on Instagram