Ebrima Gaye
Ebrima Gaye është futbollisti më i ri i Ballkanit. Sulmuesi vendosi që të largohej nga vendlindja, Gambia, për të nisur një aventurë të re me nënkampionët e Superligës së Kosovës.
“Ebrima Gaye është përforcimi më i ri i Ballkanit, duke ardhur për të shtuar forcë dhe konkurrencë në repartin ofensiv të ekipit. Sulmuesi nga Gambia transferohet nga BST Galaxy, ku gjatë këtij sezoni është paraqitur në formë të mirë”, shkruan Ballkani ndër të tjera.
Vlen të theksohet se Gaye e ka nisur karrierën në Senegal me ekipin e Casa. Më pas ka kaluar te BST Galaxy. Me këta të fundit këtë sezon ka luajtur 4 ndeshje, teksa ka shënuar 5 gola.
View this post on Instagram
Poll
