
Festim Alidema
Festim Alidema nuk është më pjesë e Drenicës. Edhe pse u prezantua tek këta të fundit vetëm një javë më parë, ish-i i Pogradecit ditën e sotme është bashkuar me një tjetër ekip.
27-vjeçari është bërë pjesë e skuadrës së Ballkanit, ekip që pretendon titullin kampion në Superligën e Kosovës. Kështu, Alidema përforcon më shumë skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi.
Kujtojmë se sulmuesi ka një karrierë të gjatë me ekipe në Kosovë si Vllaznia, Llapi, Drita dhe Liria. Ndërkohë që në Shqipëri ka mbajtur veshur fanellën e Erzenit dhe së fundmi Pogradecit, me të cilët shkëlqeu.
View this post on Instagram
Poll