Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ “Çmendi” gjermanët me performancën e tij, talenti shqiptar transferohet në Belgjikë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Çmendi” gjermanët me performancën e tij,
Eliot Bujupi

Eliot Bujupi është futbollisti më i ri i KV Westerlo në Belgjikë. Sulmuesi 19-vjeçar është larguar nga Stuttgart, për të nisur një aventurë të re në elitën e futbollit belg.

Talenti i Kosovës ka kaluar nga njëri klub tek tjetri në formë huazimi. Kjo “formulë” transferimi do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, teksa klubi belg ka të drejtën e blerjes.

Kujtojmë se Bujupi e ka nisur karrierën e tij tek Sindelf, për të kaluar më pas tek Kicker. Më vonë është bashkuar me një tjetër klub gjerman, Stuttgart, me të cilët ra në sy.

Ai gjithashtu ka luajtur 3 minuta me përfaqësuesen A të Kosovës në ndeshje zyrtare, duke qenë kështu pjesë e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KVC WESTERLO (@kvcwesterlo)

Poll

Lexo gjithashtu