Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Mbylli aventurën me Dinamon, portieri 29-vjeçar transferohet te Ballkani

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Mbylli aventurën me Dinamon, portieri 29-vjeçar
Adnan Golubovic

Ballkani ka vepruar në merkato ditën e sotme duke përforcuar repartin e portës. Gardiani Adnan Golubovic është transferimi më i ri i ekipit nga Suhareka në këtë merkato verore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ballkani nëpërmjet një videoprezantimi të portierit 29-vjeçar në rrjetet sociale. Pasi mbylli aventurën 2-vjeçare me Dinamon e Bukureshtit, portieri slloven do të luajë në Superligën e Kosovës.

Njoftimi zyrtar i Ballkanit:

Mirësevjen në familjen portokalli, Adnan Golubovic!

FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë afrimin më të ri në portë gardiani me përvojë Adnan Golubovic i bashkohet klubit tonë nga Dinamo Bukureshti!

Me një karrierë të ndërtuar në disa kampionate evropiane dhe paraqitje të sigurta mes shtyllave, Golubovic vjen për të forcuar edhe më shumë repartin tonë mbrojtës, duke sjellë siguri, përkushtim dhe profesionalizëm.

Objektivi ynë është i qartë të synojmë më lart, së bashku!

Mirë se erdhe në qytetin e kampionëve, Adnan!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga