
Ron Raci ia ka dhënë fund aventurës te Prishtina dhe do e vazhdojë karrierën futbollistike te gjigantët e Kroacisë, Hajduk Split. Klubi shqiptar nga ky largim do të përfitojë 300 mijë euro, sikurse 10% në lidhje me transferimet në karrierën e Racit.
22-vjeçari këtë verë bëri edhe debutimin me përfaqësuesen e Kosovës, çka tregon se ai është në rrugën e duhur për të pasur një të ardhme optimiste.
“HNK Hajduk dhe FK Prishtina kanë rënë dakord për transferimin e mbrojtësit 22-vjeçar Ron Raci, i cili ka nënshkruar një kontratë me të deri në verën e vitit 2029. Mbrojtësi do t’i bashkohet menjëherë seancave stërvitore të ekipit të parë dhe do të veshë fanellën me numër 14”, mesazhi i Hajdukut në rrjetet sociale.