
Liridon Leci është trajneri i ri i Lirisë së Prizrenit. Pas largimit të Klod Duros nga ky pozicion, klubi shqiptar që militon në Ligën e Parë të Kosovës e ka gjetur pasuesin e tij.
Leci vjen në Prizren pas aventurave të mëparshme në Kosovë, ku ka drejtuar ekipe si Flamurtari, Rahoveci dhe Shpresat e Ferizajt. Është vetë klubi që ka njoftuar emërimin e Lecit në krye të pankinës.
Njoftimi i FC Lirisë:
Klubi njofton me kënaqësi se trajneri Liridon Leci i është bashkuar ekipit tonë si kryetrajner.
Leci karrierën e tij si trajner e ka nisur te Flamurtari, ndërsa ka drejtuar edhe Rahovecin dhe shpresat e Ferizaj!
Si ish-lojtar, ai numëron tituj kampioni dhe përvojë të çmuar ndërkombëtare.
Me ardhjen e tij, synojmë të konkurrojmë denjësisht në garat elitare, duke shpresuar në rezultate pozitive dhe paraqitje të mira për kënaqësinë e tifozëve tanë.
Mirë se erdhe në familjen tonë, Liridon Leci!